Fushata zgjedhore, Suhareka për duartrokitje, asnjë incident i raportuar deri më sot

31.01.2025

Në takimin e koordinimit lokal për siguri, kryesuesja e takimit, znj. Mihrije Suka, ka bërë të ditur se fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare po zhvillohet mirë dhe pa asnjë incident apo rast që do të prishë qetësinë.

Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, raportoi për gjendjen e sigurisë në komunë dhe numëroi rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit.

Sylaj ka thënë se nuk ka ndonjë incident apo rast të paraqitur për inicim sa i përket fushatës zgjedhore dhe se policia po kryen detyrën e saj.

Ai gjithashtu njoftoi se nga java e ardhshme do të fillohet me ligjërata nëpër shkolla për vetëdijesimin e nxënësve.

Gjatë dy javëve të fundit, janë shqiptuar 426 tiketa dhe 34 urdhëresa të realizuara.