FOTO – Aksident trafiku në Mushtisht, raportohet për tre të lënduar

31.01.2025

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:45 në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë e tij, përveç dëmeve materiale, janë lënduar edhe tre persona, sipas dëshmitarëve okularë.

Ekipet mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u kanë ofruar ndihmë të lënduarve. Ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre, por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kosovës ka dalë gjithashtu në vendin e aksidentit dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota se si ka ndodhur aksidenti.

Portali SuharekaOnline ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth këtij aksidenti, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.