Asamblea komunale voton unanimisht për ndarjen e nga 5000 eurove për tre pronarët që i’u djegën shtëpitë
Në mbledhjen e 11-të të Kuvendit Komunal, asambleistët në mënyrë unanime kanë votuar projekt-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për tre qytetarë të Komunës së Suharekës, të cilëve fatkeqësisht u janë djegur shtëpitë.
Sipas projekt-vendimit, në bazë të kërkesës së palëve të dëmtuara në këto tri raste ata do të ndihmohen me shumën prej 5000 euro.
– Me këtë vendim miratohet kërkesa 03-Nr-181-54736 e datës 16.09.2024 e parashtruar nga Sh. K. nga fshati Budakovë Komuna e Suharekës, për ti ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë, pasi që me datën 27.08.2024 i është djegur shtëpia. I ndahen mjete financiare në shumë prej: 5,000.00€ (pesë mijë euro).
– Me këtë vendim miratohet kërkesa 03-Nr-820-55418 e datës 19.09.2024 e parashtruar nga H. D. nga fshati Delloc Komuna e Suharekës, për ti ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë pasi që me datën 15.09.2024 i është djegur shtëpia.
– Me këtë vendim miratohet kërkesa 03-Nr-553-64198 e datës 18.11.2024 e parashtruar nga N. L. nga fshati Vraniq Komuna e Suharekës, për ti ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë pasi që me datën 10.11.2024 i është djegur shtëpia. I ndahen mjete financiare në shumë prej: 5,000.00€ (pesë mijë euro).
Mjetet financiare do të paguhen nga buxheti i Komunës së Suharekës të planifikuara në vitin 2025, nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve.