Nën masa të rrepta të Eulex-it, Jakup Krasniqi viziton varrin e të vëllait

10.10.2024

Jakup Krasniqi i cili po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sot ka arritur në fshatin e tij të lindjes- në Negroc të komunës së Drenasit.

Në pamjet e publikuara nga mediat qendrore shihet se Krasniqi ka arritur në fshatin e tij të lindjes në Negroc të komunës së Drenasit.

Ai është i shoqëruar me rreth 10 vetura të EULEX-it.

Krasniqi u lirua për dy ditë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për të qenë afër familjes së tij pas vdekjes së vëllait të shtunën.

Atij nuk i ishte lejuar pjesëmarrja në varrim.