Vjedhje, tentim vrasje, aksidente, posedim i narkotikëve – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë

24.06.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 7 aksidente trafiku, 6 dëmtim prone, 2 kanosje, një sulm fizik, 3 lëndime […]

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 7 aksidente trafiku, 6 dëmtim prone, 2 kanosje, një sulm fizik, 3 lëndime të lehta trupore, 5 vjedhje.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave janë proceduar këto raste: Një tentim vrasje, 2 dhunë në familje, 1 person i zhdukur, 1 falsifikim i parasë, 1 posedim ilegal i armës, 1 posedim ilegal i armës, 1 posedim i pa-autorizuar i narkotikëve dhe 1 rast pengim i personti zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 347 tiketa për kundervatje.