“Granti i Performancës Komunale”, në 19 fusha Komuna e Suharekës u vlerësua me 54.01%
Të gjitha ato komuna që nuk pajtohen me poentim nga komisioni vlerësues, ankesat a tyre mund ti bëjnë gjatë muajit prill kur edhe u komunikohen rezultatet përfundimtare dhe shuma e grantit të fituar. Këtë vit granti i performancës komunale kap vlerën prej 8 milionë eurove dhe pritet të bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës (nga alokimi buxhetor […]
Të gjitha ato komuna që nuk pajtohen me poentim nga komisioni vlerësues, ankesat a tyre mund ti bëjnë gjatë muajit prill kur edhe u komunikohen rezultatet përfundimtare dhe shuma e grantit të fituar.
Këtë vit granti i performancës komunale kap vlerën prej 8 milionë eurove dhe pritet të bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës (nga alokimi buxhetor i MAPL-së ), Suedia dhe Bashkimi Europian, Zvicra, dhe Norvegjia.
Fondet | Burimi | Total 2022 |
Shuma indikative e GPK në dispozicion për komuna | Qeveria e Kosovës /MAPL | 3,000,000 |
Kontributdhënësit (BE, Suedia, Zvicrra dhe Norvegjia) | 4,921,500 | |
Buxheti për auditim shoqëror | Kontributdhënësit (BE, Suedia, Zvicrra dhe Norvegjia) | 78,500 |
Gjithsej | 8,000,000 |
Ndarja e grantit për vitin 2022 bëhet sipas vlerësimit të performancës së vitit 2020, ku sipas të dhënave zyrtare të MAPL-së, nga matjet e performancës për vitin 2020 në 19 fusha Komuna e Suharekës është vlerësuar me 54.01%.