Masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen nga Qeveria
Pra nga fundi i gushtit e deri tani ende janë në fuqi masat e reja, pothuajse me pak lehtësime që ishte paraparë fillimi i vitit të ri shkollor, puna e gastronomisë e të tjera. Ndërsa, dje ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka takuar kryetarët e komunave, ku ka bërë të ditur […]
Pra nga fundi i gushtit e deri tani ende janë në fuqi masat e reja, pothuajse me pak lehtësime që ishte paraparë fillimi i vitit të ri shkollor, puna e gastronomisë e të tjera.
Ndërsa, dje ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka takuar kryetarët e komunave, ku ka bërë të ditur se masat kundër COVID-19 janë në shqyrtim e sipër.
Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), për Telegrafin ka thënë se në këtë takim është diskutuar që orë policore të ketë pas orës 24:00 dhe se të zgjatet orari i punës së gastronomisë deri në ora 23:00.
“Sektori i gastronomisë është diskutuar të punojë deri në ora 23:00, kurse orë policore të ketë nga ora 24:00. Maskat po ashtu mbesin në fuqi”, tha Ibrahimi.
Po ashtu, dje U.D e ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka vizituar ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku edhe ka folur për mundësinë e lehtësimit të masave kundër COVID-19.
Gexha-Bunjaku është pyetur se nëse do të hiqet ora policore, ose do të lehtëson ndonjëra nga masat të cilat janë në fuqi nga gushti, ajo ka theksuar se janë duke shqyrtuar mundësinë për ndryshim të masave anti-COVID.
Ajo tha se do të informojnë për secilën masë të re, teksa theksoi se kjo bëhet si çdo herë pas diskutimit me ekspertë shëndetësor.
“Sigurisht masat janë duke u shqyrtuar, do të informoheni, do të propozojmë të gjitha masat në Qeverinë e Kosovës, pas diskutimit me ekspertët shëndetësor, dhe të gjithë hisedarët”, tha Gexha-Bunjaku.