7 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.095 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 173 raste pozitive. Grupmoshat e të shëruarve […]
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.095 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 173 raste pozitive.
Grupmoshat e të shëruarve nga COVID-19 në Suharekë
15:28Brenda 24 orëve 41 qytetarë nga Komuna Suharekës janë shëruar nga COVID-19, prej tyre 25 femra dhe 16 meshkuj.Grupmoshat e të shëruarve nga COVID-19 në Suharekë janë: 3 nga 80-++ vjet, 1 nga 70-79 vjet, 6 nga 60-69 vjet, 7 nga 50-59 vjet, 2 nga 40-49 vjet, 13 nga 30-39 vjet, 4 nga 20-29 vjet dhe 5 nga 10-19 vjet.
Grupmoshat e të infektuarve me COVID-19 në Suharekë
15:25Brenda 24 orëve në Suharekë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës, prej tyre 3 femra dhe 2 meshkuj.Grupmoshat e të infektuarve me COVID-19 në Suharekë: 2 nga 70-79 vjet, 1 nga 60-69 vjet, 1 nga 30-39 vjet dhe 1 nga 20-29 vjet.
41 të shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 1,434 në tërë vendin
15:23Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto vende: Ferizaj 296, Prishtinë 220, Prizren 177, Pejë 102, Mitrovicë 95, Istog 68, Gjilan 67, Klinë 61, Rahovec 45, Suharekë 41, Malishevë 39, Lipjan 37, Shtime 31, Gllogoc 31, Kaçanik 29, Obiliq 19, Hani i Elezit 13, Skenderaj 11, Deçan 11, Vushtrri 11, Fushë Kosovë 6, Mamushë 5, Junik 4, Podujevë 4, Dragash 3, Graçanicë 3, Kamenicë 1, Viti 1, Novobërdë 1, Shtërpcë 1, Gjakovë 1.
7 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në vendin tonë
15:20Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë janë regjistruar 7 raste të vdekjes nga COVID-19.Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto komuna: Fushë Kosovë 2, Gjakovë 1, Podujevë 1, Lipjan 1, Gllogoc 1, Viti 1.
5 raste të reja me COVID-19 në Suharekë
15:16Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 29, Skenderaj 21, Ferizaj 18, Lipjan 12, Fushë Kosovë 10, Gllogoc 9, Mitrovicë 7, Vushtrri 7, Gjilan 7, Klinë 6, Malishevë 6, Podujevë 6, Suharekë 5, Kaçanik 5, Viti 4, Obiliq 4, Gjakovë 3, Prizren 3, Pejë 3, Kamenicë 2, Istog 2, Hani i Elezit 1, Dragash 1, Graçanicë 1, Novobërdë 1.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes nga ky virus.
Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781
Në total numri i rasteve aktive është 7.635.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.