Zvicër, “Të lutem, më lër të shoh djalin tim edhe një herë”, detaje nga rasti ku kosovari vrau renë e tij
60 vjeçari kosovar duhet të përgjigjet për vrasjen e resë së tij. Sipas aktakuzës, kosovari thuhet se e ka vrarë të renë me goditje të shumta thike në banesën e tij në Pratteln BL.
Sfondi ishte me sa duket tensionet familjare. Viktima ishte e martuar me djalin e 60 -vjeçarit dhe kishte një fëmijë me të. Martesa u karakterizua nga konflikte, me një ndikim të fortë të vjehrrit. Më 20 qershor situata është përshkallëzuar kur viktima i ka kërkuar ndihmë vjehrrit. I pandehuri thuhet se e ka akuzuar atë për “përçarje të familjes së tij”.
Ai ka nxjerrë nipin nga banesa dhe më pas ka rrëmbyer thikën. Prokurori publik e akuzon se ka vepruar me “pa skrupulozitet të veçantë”. Gjyqi që ka filluar sot është planifikuar të zgjasë tre ditë. Vendimi pritet të hënën.
Gjyqtari lexoi sot pjesë të aktakuzës. Aty thuhet se i pandehuri ka nxjerrë nga banesa gruan dhe nipin e tij, ndërsa gruaja i është lutur që të qetësohet. Në vend të kësaj, ai i bërtiti asaj: “Hiqni djalin nga këtu”. Ai e ka goditur në fytyrë renë e tij, ka shtyrë familjen nga dera dhe e ka mbyllur me kyç. Më pas ai e goditi sërish viktimën.
Më në fund ai mori një thikë 8 deri në 10 centimetra të gjatë nga kuzhina dhe me të sulmoi renë. Gjatë sulmit ajo thirri ndihmë për minuta të tëra dhe iu lut vjehrrit që të mos e vriste. Por i pandehuri e goditi viktimën e tij disa herë me thikë dhe i preu fytyrën, qafën dhe duart.
Familja ka trokitur në derën e banesës për disa minuta, por i pandehuri nuk ka marrë parasysh trokitjen. Gjykatësi ndërhyn: “Ju mund ta dëgjoni këtë në kasetë.” Gjykatësi më pas citon drejtpërdrejt nga kaseta: “Viktima dëgjohet duke u lutur: ‘Të lutem, më lër të shoh djalin tim edhe një herë. Ju lutem edhe një herë.” Viktima vazhdimisht lutej që ta lejonin ta shihte sërish djalin e saj, por i pandehuri u përgjigj: “Jo, ti më shkatërrove familjen”.