Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Zvicër, katër persona të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të martën rreth mesditës në një pallat banimi në Neuchâtel të Zvicrës, ku si pasojë janë plagosur katër persona.
Foto: Ilustrim
Njëri prej të plagosurve raportohet se është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Pas shpërthimit, në njërin prej apartamenteve ka shpërthyer edhe zjarr. Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe ndërtesa ka qëndruar e mbyllur për disa orë. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të dendur dhe flakë që dalin nga dritaret e një apartamenti në katin e parë, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të dukshme edhe në fasadën e ndërtesës.
