Vritet një grua nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar në Buchs të Cyrihut

25.12.2025

Një krim i rëndë ka tronditur opinionin publik në Zvicër, pasi një grua e moshuar është gjetur e vdekur në një ndërtesë banimi në Buchs, gjatë mbrëmjes së së mërkurës.

Vritet një grua nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar në Buchs të Cyrihut Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Policia Kantonale e Cyrihut, autoritetet janë lajmëruar pak pas mesnatës, pasi në një banesë ishte gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Ekipet e emergjencës që dolën në vendngjarje konstatuan vetëm vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se viktima është një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova. Në lidhje me këtë rast, tre persona që ndodheshin në shtëpi janë arrestuar: një grua zvicerane 48-vjeçare dhe dy burra zviceranë, të moshës 27 dhe 51 vjeç.

Zëdhënësja e policisë kantonale ka deklaruar për agjencinë Keystone-SDA se rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta, përfshirë edhe arsyen se pse të dyshuarit ndodheshin në banesën e viktimës. Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Zyra e Prokurorit Publik I për krime të rënda të dhunshme, në bashkëpunim me Policinë Kantonale të Cyrihut. Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit mbeten ende të panjohura./Urgjent/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More