LVV
PDK
LDK
AAK

Zvicër, arrestohet 31-vjeçari kosovar për tentativë vjedhjeje

para 49 dite

Një tentativë për vjedhje në kantonin Aargau ka përfunduar me arrestimin e një 31-vjeçari kosovar, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka arritur të arratiset.

Zvicër, arrestohet 31-vjeçari kosovar për tentativë vjedhjeje

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00 në një shtëpi private në Rupperswil.

Sipas deklaratës së policisë kantonale të Aargaut, pronari i shtëpisë ka kapur në flagrancë dy të dyshuar që kishin hyrë në banesën e tij. Të dy hajdutët kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes, por njëri prej tyre është ndaluar nga pronari dhe është mbajtur deri në mbërritjen e policisë.

I dyshuari kosovar është arrestuar nga autoritetet dhe ndodhet aktualisht në paraburgim. Policia kantonale ka nisur një hetim të hollësishëm për të zbardhur ngjarjen dhe për të përcaktuar nëse dyshimet lidhen me raste të tjera të ngjashme në zonë.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij është ende në arrati. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, kërkimet për gjetjen e tij deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Prokuroria publike e kantonit ka nisur hetimet penale lidhur me këtë rast. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët, në rast se ata posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e bashkëpunëtorit të arratisur.

Etiketat

Ofertat e fundit