Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi një polic pasi iu shqiptua një gjobë trafiku
26.12.2025
Një person është arrestuar të enjten në Gjilan, nën dyshimin për sulm dhe ofendim ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka reaguar me revoltë pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar edhe sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.