Tetori “rozë”, Hamdi Bytyçi: Vetëm të bashkuar mund të shpëtojmë jetë

04.10.2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hamdi Bytyçi, ka mbajtur një takim të veçantë me gratë e komunës në kuadër të muajit tetor, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Tetori “rozë”, Hamdi Bytyçi: Vetëm të bashkuar mund të shpëtojmë jetë Foto: Ilustrim

Gjatë këtij takimi, Bytyçi përcolli mesazhin e tij për rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe solidaritetit shoqëror. Ai theksoi se ky muaj është periudhë kur duhet të bashkohemi për të përhapur vetëdije, shpresë dhe kujdes.

“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një periudhë kur bashkohemi për të përhapur vetëdije, shpresë dhe kujdes. Ky muaj na kujton rëndësinë e kontrolleve të rregullta, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë. Le ta veshim ngjyrën rozë jo vetëm si simbol, por si angazhim për mbështetje, dashuri dhe solidaritet me të gjitha gratë që po e luftojnë këtë sëmundje”, theksoi Bytyçi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More