Sot afati i fundit për regjistrim të personave me nevoja të veçanta për votim në raundin e dytë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta që nuk e kanë bërë ende regjistrimin për votim, ta bëjnë këtë deri më 4 nëntor 2025, ditën e fundit të afatit.
Regjistrimi është i nevojshëm për të marrë pjesë në raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Qytetarët mund të regjistrohen online në faqen zyrtare të KQZ-së: vpnv.kqz-ks.org/sq, ose duke vizituar Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në komunën e tyre.
KQZ thekson se qytetarët që janë regjistruar për raundin e parë nuk kanë nevojë të regjistrohen përsëri.
Për më shumë informacione dhe mbështetje në procesin e regjistrimit, qytetarët mund të kontaktojnë KQZ-në përmes WhatsApp ose Viber në numrat:
- +383 46 130 013
- +383 44 53 00 43
Komisioni bën thirrje që qytetarët me nevoja të veçanta të mos e humbin këtë afat dhe të sigurojnë të drejtën e tyre për të votuar.
#Zgjedhjet2025 #KQZ #VotoPërKomunënTënde