Portali SuharekaOnline në mesin e 60 mediave të akredituara nga KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit
05.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 60 media vendore dhe ndërkombëtare, me më shumë se 600 përfaqësues, për të përcjellur nga afër procesin e votimit në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala ka bërë të ditur se vetëm këto media kanë plotësuar kriteret për tu akredituar.
“60 organizata të mediave vendore dhe ndërkombëtare kanë plotësuar kriteret për tu akredituar”, tha Buzhala.
Në mesin e 60 mediave vendore dhe ndërkombëtare nga KQZ është edhe Portali SuharekaOnline i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit do të ketë dy anëtarë të cilët do të raportojnë nga afër për procesin e votimit.