Policia gjobit me 60 euro kandidatin me numër 60 të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Në një rrëfim të pazakontë, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Hysen Durmishi, ka ndarë një përvojë personale që ka pasur me policinë e Kosovës. Në një shkrim të publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Durmishi tregon se gjatë një vizite në një dyqan mishi në Fushë Kosovë, ka […]
Në një rrëfim të pazakontë, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Hysen Durmishi, ka ndarë një përvojë personale që ka pasur me policinë e Kosovës.
Në një shkrim të publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Durmishi tregon se gjatë një vizite në një dyqan mishi në Fushë Kosovë, ka parkuar automjetin e tij në mënyrë të parregullt, duke e lënë me katër tregues në trotuar.
“Shkova për të blerë mish në Fushë Kosovë, ‘Te daja’, dhe e lash makinën me 4 tregues në trotuar. Kur dola policia veç sa kishin filluar procedurën për të më gjobitur. Vetëm një minut e lash makinën ju thash. I nderuar zv.ministër më tha: 60 euro e ke dënimin ashtu si e ke numrin në listë. Jam i lumtur më tha, që mund ta zbatoj ligjin pa frikë nga askush sepse në të kaluarën nuk kemi mundur ta bëjmë një gjë të tillë ndaj politikanëve”, shkruan Durmishi.
Ai thekson se kjo përvojë e ka bërë të ndihet i lumtur që ligji po zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre.
“Mbeta pa tekst dhe nuk fola fare. I falënderova për punën që po bëjnë dhe u nisa që ta paguaj gjobën”, shkruan më tej Durmishi, duke theksuar se ai garon për deputet me numrin 60 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
