Në QNR përfundon rinumërimi i mbi 90% të vendvotimeve, procesi drejt fazës finale
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim të veçantë. Ky proces ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00 dhe deri më tani, të enjten më 29 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar mbi 90 për qind e vendvotimeve.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave zyrtare, deri në këtë fazë janë rinumëruar gjithsej 2,329 vendvotime nga 2,557 sa janë në total. Rinumërimi po zhvillohet sipas listës së miratuar nga KQZ, ndërsa procesi po monitorohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Rezultatet e rinumërimit publikohen gradualisht në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate, në adresën: resultsparliamentary2025.kqz-ks.org, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.
