Pjesëmarrja në votime në fshatin Sopijë deri në orën 13:00 arrin në 16.37%

12.10.2025

Sipas të dhënave të siguruara nga vendvotimi Q.V. 2414 në Sopijë, deri në orën 13:00 kanë votuar gjithsej 478 qytetarë, që përbën 16.37% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në këtë qendër, e cila ka 2,987 votues në listë.

Pjesëmarrja në votime në fshatin Sopijë deri në orën 13:00 arrin në 16.37% Foto: Ilustrim

Procesi i votimit në këtë qendër ka nisur pa probleme që nga ora 07:00, ndërsa në orën e parë të votimit (07:00–09:00) kanë votuar 13 persona – 12 meshkuj dhe 1 femër.

Në orën 11:00, pjesëmarrja kishte arritur në rreth 7.91%, me 214 votues gjithsej në tri vendvotime.

Votimi po vijon qetë dhe pa pengesa, ndërsa komisionarët lokalë kanë raportuar një fluks më të madh votuesish gjatë mesditës.

Përmbledhje sipas orëve:

  • Ora 09:00 – 1.88%
  • Ora 11:00 – 7.91%
  • Ora 13:00 – 16.37%

Fshati Sopijë është një nga qendrat me numrin më të madh të votuesve në Komunën e Suharekës, dhe pjesëmarrja pritet të rritet në orët e pasdites.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More