Nis numërimi i votave me postë për Komunën e Suharekës
Ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë për Komunën e Suharekës, komuna me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga diaspora në gjithë Kosovën – mbi 3,300 sosh.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë përpunuar rreth 22% e vendvotimeve me postë, ndërsa rezultatet e deritashme tregojnë një epërsi të qartë për Bali Muharremajn nga AAK, i cili prin me 42.95% të votave (204 vota).
Në vendin e dytë renditet Ardian Shala nga LDK me 31.37% (149 vota), i ndjekur nga Hamdi Bytyçi i LVV-së me 17.05% (81 vota), ndërsa Dardan Berisha nga PDK ka marrë 8.63% (41 vota).
Numërimi i votave me postë po vazhdon, ndërsa rezultatet pritet të ndikojnë në përqindjet përfundimtare për secilin kandidat në garën për kryetar të Komunës së Suharekës.