Nesër mbyllet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim në zgjedhjet e 28 dhjetorit

20.12.2025

Komisioni Qendror iZgjedhjeve ka njoftuar për regjistrimin e personave me nevoja te veçanta për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas KQZ-së, afati për regjistrimin e personave të kësaj kategorie, mbyllet me datë 21 dhjetor 2025, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, nga KQZ njoftojnë se mënyra e aplikimit për regjistrim bëhet në formë online apo përmes zyreve të komisioneve komunale të zgjedhjeve.

Ndërsa, në njoftim poashtu procesi për regjistimin e personave me nevoja të veçanta është prezentuar përmes një video:

“Afati i fundit për regjistrim po afrohet!

Nesër, më 21 dhjetor 2025, përfundon periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta.

✅ Regjistrohu për të votuar më 28 dhjetor 2025

• Online: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/

• Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

👇 Shikoni videon për të mësuar, hap pas hapi, procesin e regjistrimit.

Për më shumë informata:

WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13

Telefono pa pagesë: 0800 55 555″ thuhet në njoftimin e KQZ.