Mbi 6,200 zyrtarë policorë të angazhuar në procesin zgjedhor

28.12.2025

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se deri në këto momente procesi zgjedhor në vend po zhvillohet me rregull dhe pa ndonjë incident që do të ndikonte apo pengonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Mbi 6,200 zyrtarë policorë të angazhuar në procesin zgjedhor Foto: Ilustrim

Kelani, në një lidhje direkte në televizionin Dukagjini, tha se Policia e Kosovës ka pranuar gjithsej 22 informata nga qytetarët lidhur me çështje të ndryshme që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Ai theksoi se Policia ka qenë e angazhuar që në orët e hershme të mëngjesit, duke zbatuar një plan operativ të ndarë në katër faza. Sipas tij, aktualisht fokusi kryesor është në fazën e tretë, e njohur si “Dita Z”, që nënkupton ditën e zgjedhjeve.

“Deri tani nuk kemi ndonjë rast që ka ndikuar apo ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Një rast është lidhur me asgjësimin e fletëvotimit. Nga 22 informatat e trajtuara, tetë kanë qenë për fotografim të votës, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me asistim dhe çështje të ndryshme. Disa prej tyre janë trajtuar vetëm si informata, pasi nuk kanë pasur përmbajtje të veprave penale”, u shpreh Kelani.

Po ashtu, ai njoftoi se një numër i madh i zyrtarëve policorë janë të angazhuar për garantimin e sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Gjithsej 6 mijë e 250 zyrtarë policorë janë të angazhuar sot. Angazhimi ka filluar që nga ora 03:00 e mëngjesit me shpërndarjen e materialit sensitiv në qendrat e votimit. Po ashtu, 700 automjete policore janë në dispozicion për asistencë në rast nevoje. Faza e katërt e planit operativ përfshin edhe periudhën pas mbylljes së vendvotimeve dhe menaxhimin e situatave eventuale pas orës 19:00”, tha Kelani.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat zgjedhore dhe të bashkëpunojnë me institucionet për një proces të qetë dhe demokratik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More