Mbi 25 mijë qytetarë kanë votuar në Suharekë

12.10.2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar vazhdimisht të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, ku nga orët e para të mengjesit deri në përfundim të procesit kanë votuar mbi 25 mijë qytetarë.

Me këtë, përfundon edhe procesi i votimit në këtë komunë, ku në total me të drejtë vote sipas KQZ janë të regjistruar 69,770 votues.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, tashmë ka filluar procesi i numërimit të votave në të gjitha qendrat e vendvotimit të Suharekës.

Rezultatet preliminare pritet të publikohen pas përfundimit të këtij procesi, për të cilat SuharekaOnline do t’iu mbaj të informuar.