Lituania dërgon forca shtesë në Kosovë për të garantuar sigurinë gjatë zgjedhjeve
Lituania ka vendosur të rrisë kontributin e saj në stabilizimin e situatës në Kosovë, duke dërguar forca shtesë për të ndihmuar në sigurimin e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.
Nëntë oficerë nga Ekipi i Reagimit të Shpejtë dhe Kundërsulmit të Shërbimit të Sigurisë Publike të Lituanisë do të bashkëpunojnë me forcat europiane të xhandarmërisë dhe misionin EULEX për të parandaluar çdo lloj trazirë dhe për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë.
“Këto masa janë marrë si përgjigje ndaj rrezikut të mundshëm për sigurinë dhe me kërkesë të EULEX-it”, tha një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Publike të Lituanisë.
Përveç kësaj, Lituania ka vendosur të dërgojë një togë ushtarësh në misionin e NATO-s në Kosovë, duke forcuar kështu angazhimin e saj në këtë rajon. Ministrja e Mbrojtjes, Dovile Shakalijena, theksoi rëndësinë e këtij vendimi për të forcuar bashkëpunimin me partnerët e NATO-s, veçanërisht me Gjermaninë.
“Kjo është një dëshmi e angazhimit të Lituanisë për sigurinë e rajonit dhe për të kontribuuar në stabilitetin e përgjithshëm”, tha ministrja Shakalijena.