Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Partia Guxo në zemër të Budakovës
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidatët për deputetë nga lista e fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partia Guxo zhvilluan sot një sërë takimesh në fshatin Budakovë.
Duke filluar me një takim informal në qendër të fshatit, ku banorët, aktivistët dhe anëtarët e partisë u mblodhën për një kafe të mëngjesit, kandidatët patën mundësinë të shkëmbejnë mendime dhe të dëgjojnë drejtpërdrejt shqetësimet e qytetarëve.
Më pas, takimi vazhdoi në odën e familjes Sallauka, ku diskutimet u thelluan më tej. Kandidatët 42 Albena Reshitaj, 60 Hysen Durmishi dhe 110 Salih Zyba patën rastin të prezantojnë platformën e tyre elektorale dhe të shpjegojnë vizionin e tyre për një Kosovë më të mirë.
Banorët e Budakovës shprehën një interes të madh për çështje të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin ekonomik të fshatit, infrastrukturën, arsimin dhe shëndetësinë. Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partia Guxo u zotuan të adresojnë këto shqetësime dhe të punojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Budakovës.