Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

27.12.2024

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka vendosur të apelojë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për Listën Serbe Foto: Ilustrim

Ankesa është dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Ky vendim vjen pas sa më 25 dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të KQZ-së për të mos e certifikuar atë. Sipas PZAP-së, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, më parë kishte deklaruar se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme, duke argumentuar se edhe kjo gjykatë do të merrte një vendim të ngjashëm. Megjithatë, partia në pushtet ka vendosur të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore për të kundërshtuar përfshirjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More