KQZ publikon raportet financiare të fushatës të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e audituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për 28 subjektet politike që morën pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Kjo veprimtari është bërë me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financimin e Subjekteve Politike, i cili u përcakton partive politike detyrimin ligjor për dorëzimin e raporteve financiare të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.
Raportet janë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe pas auditimit janë publikuar në uebfaqen zyrtare të KQZ-së.
Të gjithë qytetarët, mediat dhe institucionet e interesuara mund t’i qasen këtyre dokumenteve përmes rubrikës:
Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet financiare të fushatave zgjedhore, ose direkt përmes kësaj vegze: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/
Publikimi i këtyre raporteve synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e subjekteve politike ndaj publikut dhe institucioneve të mbikëqyrjes.