KQZ nis regjistrimin për votuesit me nevoja të veçanta

11.12.2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta.

Sipas KQZ-së, nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta një person nuk mund të votojë në vendvotimin e tij, mund të përfitojë nga mundësia e votimit në adresën e banimit përmes ekipeve mobile të Komisionit.

Afati për regjistrim është nga data 11 deri më 21 dhjetor 2025. Personat që dëshirojnë të regjistrohen mund ta bëjnë këtë përmes platformës online të KQZ-së në adresën https://vpnv.kqz-ks.org/sq/ ose duke kontaktuar Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë KQZ-në përmes WhatsApp ose Viber në numrin +383 46 13 00 13, si dhe të telefonojnë pa pagesë në 0800 55 555.

Ky njoftim synon të sigurojë qasje më të lehtë për të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta, duke garantuar pjesëmarrje të barabartë në procesin zgjedhor.