KQZ: Nesër mbahet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim
05.01.2025
Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të tërheqin nesër numrat e tyre për renditjen në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për SuharekaOnline se shorti do të zhvillohet ditën e hënë, më 6 janar 2025, në ora 11:00.
“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00,” tha Elezi.
Ky proces është pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.