KQZ certifikon sot 17 subjekte politike dhe 674 kandidatë

23.12.2024

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë mbledhjen e radhës për certifikimin e grupit të dytë të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili njoftoi se në rend dite është shqyrtimi i rekomandimeve për certifikimin e 17 […]

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë mbledhjen e radhës për certifikimin e grupit të dytë të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili njoftoi se në rend dite është shqyrtimi i rekomandimeve për certifikimin e 17 subjekteve politike me gjithsej 674 kandidatë për deputetë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e hënë, 23 dhjetor 2024, ora 13:30) në rend dite është certifikimi i 17 subjekteve politike me 674 kandidatë,” deklaroi Elezi.

Javën e kaluar, KQZ ka certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë. Ky proces po vijon me synimin për të përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në total, gjatë periudhës së aplikimit (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesat për certifikim në KQZ.