Kosova me më shumë votues se banorë? Misteri i numrave në prag të zgjedhjeve

04.01.2025

Një situatë e pazakontë dhe shumë e diskutueshme ka dalë në dritë pas certifikimit të listës së votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), numri i votuesve të regjistruar tejkalon dukshëm numrin e banorëve të regjistruar në Kosovë.

Konkretisht, KQZ ka certifikuar një listë prej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, ndërsa sipas rezultateve finale të regjistrimit të popullsisë, numri total i banorëve në vend është 1 milionë e 586 mijë e 659. Kjo do të thotë se numri i votuesve është për rreth 384 mijë më i lartë se numri i banorëve.

Anëtarët e KQZ-së pohojnë se përgjegjësia kryesore për këtë situatë bie mbi Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe komunat, të cilat janë përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave të banorëve dhe përjashtimin e të vdekurve apo të personave që kanë ndryshuar vendbanim.

“Ka një diferencë shumë të madhe midis numrit të votuesve dhe numrit të banorëve. Kjo është një situatë që duhet të shqyrtohet seriozisht dhe të merren masa për të parandaluar përsëritjen e një gjëje të tillë në të ardhmen”, ka deklaruar Arianit Elshani anëtar i KQZ-së.