Kjo është procedura për të votuar me asistencë

28.12.2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, pasi ka votuar sot në Pejë në kuadër të zgjedhjeve nacionale, ka sqaruar procedurat që lidhen me votimin me asistencë, si dhe mënyrën e votimit për personat që nuk dinë shkrim dhe lexim.

Kjo është procedura për të votuar me asistencë Foto: Ilustrim

Radoniqi ka theksuar se votimi me asistencë lejohet vetëm për personat që kanë nevojë reale për ndihmë dhe se për këtë kategori kërkohet paraqitja e një dokumenti përkatës që dëshmon pamundësinë për të votuar në mënyrë të pavarur.

“Për votim me asistencë çdo person që ka nevojë për asistim duhet të paraqesë një dokument përkatës që dëshmon se ai nuk ka mundësi të votojë vetë”, ka deklaruar Radoniqi.

Sa i përket personave që nuk dinë shkrim dhe lexim, ai ka sqaruar se kjo kategori është larguar nga legjislacioni zgjedhor që nga viti 2023 si kategori e veçantë për votim me asistencë. Megjithatë, sipas tij, e drejta e votimit për këta persona nuk u mohohet.

“Për personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk ka rregulla ligji, kjo kategori në vitin 2023 është larguar si kategori për të votuar me asistencë. Sa i përket KQZ-së, ne kemi një procedurë standarde edhe për këta persona. Atyre nuk iu mohohet e drejta e votimit, mirëpo asistimi i tyre nuk mund të bëhet prapa kutisë së votimit. Asistimi bëhet vetëm deri tek kutia e votimit”, ka shtuar ai.

Kryetari i KQZ-së ka theksuar se këto masa kanë për qëllim ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe garantimin e votës së lirë dhe të fshehtë për çdo qytetar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More