Këta janë top 10 kandidatët më të votuar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për kandidatë për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit, ku deri në përfundim të ditës së dielë ishin numëruar 73.23% e vendvotimeve në nivel vendi.
KQZ të hënën njoftoi se ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 19 komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
SuharekaOnline ka siguruar listën me numrin e votave të kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë ku në top dhjetëshe renditen:
| Nr. | Kandidati | Vota |
| 1 | Albin Kurti | 7328 |
| 2 | Glauk Konjufca | 5569 |
| 110 | Salih Zyba | 3925 |
| 42 | Albena Reshitaj | 3763 |
| 5 | Albulena Haxhiu | 2798 |
| 9 | Faton Peci | 2792 |
| 3 | Donika Gërvalla Schwarz | 2763 |
| 7 | Xhelal Sveçla | 2577 |
| 6 | Hekuran Murati | 2459 |
| 4 | Avni Dehari | 2149 |
*Në listë nuk janë përfshirë votat e diasporës, ato me kusht dhe e personave me nevoja të veçanta.