LVV
PDK
LDK
AAK

Ide dhe vlera të përbashkëta në Sopijë: Një mëngjes frymëzues me kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

para 24 dite

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidatet për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albena Reshitaj, Hysen Durmishi dhe Salih Zyba, u takuan me banorët e fshatit Sopijë.

Ide dhe vlera të përbashkëta në Sopijë: Një mëngjes frymëzues me kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ky takim, i organizuar nga degë e Suharekës, shënoi një fillim të premtues për bashkëpunimin e ngushtë midis përfaqësuesve të partisë dhe komunitetit.

Në këtë takim u diskutua për një sërë çështjesh që prekin direkt jetën e banorëve të Sopisë. Ide, vlera dhe shqetësime të ndryshme u shkëmbyen në një ambient të hapur dhe konstruktiv. Banorët shprehën shpresën e tyre për një të ardhme më të mirë dhe një jetë më dinjitoze, ndërsa kandidatet e VETËVENDOSJE! u angazhuan për të punuar së bashku për realizimin e këtyre qëllimeve.

“Ky takim na ka frymëzuar të punojmë edhe më shumë për ndryshime pozitive”, tha . “Dëgjuam me vëmendje shqetësimet e banorëve dhe u përkushtua që t’i përfaqësojmë në mënyrë sa më të mirë në institucionet e vendit”.

Sipas njoftimit të degës së VETËVENDOSJE! në Suharekë, ky takim është vetëm një shembull i angazhimit të partisë për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një vend më të mirë për të gjithë.

Etiketat

Ofertat e fundit