Haradinaj viziton Fabrikën e Mobileve “TE NASERI” dhe premton mbështetje për industrinë përpunuese

05.02.2025

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar Fabrikën e Mobileve ‘Te Naseri’ në Zonën Industriale në Suharekë, ku është njohur nga afër me punën dhe potencialin e kësaj fabrike.

Haradinaj viziton Fabrikën e Mobileve “TE NASERI” dhe premton mbështetje për industrinë përpunuese

Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për industrinë përpunuese, duke theksuar se me përkrahje adekuate institucionale, kjo industri mund të shndërrohet në gjeneratorin kryesor të punësimit dhe rritjes ekonomike në Kosovë.

“Zonat industriale janë arterie për ekonominë. Me Kosovën Fituese do të krijojmë kushte optimale për bizneset prodhuese, duke ofruar lehtësime tatimore, infrastrukturë moderne dhe qasje të lehtësuar në financa,” ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook.

Kjo vizitë e Haradinajt në Fabrikën e Mobileve ‘Te Naseri’ tregon angazhimin e tij për të mbështetur zhvillimin e industrisë vendore dhe për të krijuar kushte më të mira për bizneset prodhuese në Kosovë.

Etiketat

Ofertat e fundit