Haradinaj premton se me të nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
31.01.2025
Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, E-30 dhe Partia Ideal, mbajti një tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Deçanit, ku theksin e vuri tek siguria dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Haradinaj u zotua se me qeverisjen e tij nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, por përkundrazi do të fillojë një zbritje graduale të tij.
Para mbështetësve votën për zgjedhjet e 9 shkurtit e kërkuan edhe kandidatët për deputet.
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë premtuan rritje pagash, arsim dinjitoz, çerdhe, pensione, si dhe pagën minimale prej 500 eurosh.