LVV
PDK
LDK
AAK

Haradinaj në Prizren: Do të themelojmë Ministri të Familjes

para 8 dite

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot në Prizren një nga projektet kyçe të koalicionit – themelimin e Ministrisë së Familjes.

Haradinaj në Prizren: Do të themelojmë Ministri të Familjes

Kjo ministri e re do të ketë fokus të veçantë ruajtjen e vlerave tradicionale familjare, të cilat, sipas Haradinajt, janë në rrezik nga ndryshimet aktuale shoqërore.

“Nuk do të heqim dorë nga vlerat tradicionale të familjes dhe nuk do t’i përfillim idetë e servuara nga pushteti aktual me ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’,” ka deklaruar Haradinaj para qytetarëve të Prizrenit. Ai ka shtuar se do të kundërshtojnë çdo përpjekje për të imponuar doracakë që bien ndesh me vlerat e shoqërisë kosovare.

Ish-kryeministri Haradinaj ka theksuar se Ministria e Familjes do të jetë institucioni i parë i këtij lloji në vend, duke shërbyer si një mburojë për vlerat familjare që kanë karakterizuar shoqërinë kosovare për breza të tërë. Ai ka premtuar se kjo ministri do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, nëse ajo udhëhiqet nga Koalicioni për Kosovën Fituese.

Themelimi i Ministrisë së Familjes vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të shprehura nga qytetarët për ndryshimet që po ndodhin në shoqëri dhe ndikimin e tyre në familje. Koalicioni për Kosovën Fituese, me këtë projekt, synon të përforcojë rolin e familjes si shtyllë kryesore të shoqërisë dhe të ruajë vlerat tradicionale që e kanë karakterizuar atë.

Etiketat

Ofertat e fundit