LVV
PDK
LDK
AAK

Haradinaj në Klinë: Siguria dhe ekonomia, prioritetet e koalicionit

para 32 dite

Në një takim elektoral të mbajtur në Klinë, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi intelektual, E-30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, i ka premtuar qytetarëve se siguria e vendit do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së ardhshme nëse ai fiton zgjedhjet.

Haradinaj në Klinë: Siguria dhe ekonomia, prioritetet e koalicionit

“Duhet t’i japim fund pasigurisë. Ju e dini që jemi të gatshëm të mbrojmë këtë vend, por në kohën e sotme ekzistojnë normat se si arrihet siguria e përhershme”, u shpreh Haradinaj para një tubë me mbështetës.

Krahas sigurisë, Haradinaj theksoi edhe rëndësinë e forcimit të ekonomisë së vendit, duke promovuar bizneset e vogla dhe të mesme dhe partneritetet publike-private. “Duam siguri ekonomike se kur hyjmë në NATO na duhet kjo. Do ta fuqizojmë prodhuesin vendor”, shtoi ai.

Partneri i Haradinajt në koalicion, Fatmir Limaj nga Nisma, i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen rreth koalicionit të tyre për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe më të fortë. “Kemi nevojë për një Kosovë fituese dhe ky koalicion është garancia për këtë”, u shpreh Limaj.

Ky takim elektoral vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ku koalicioni i udhëhequr nga Haradinaj synon të fitojë besimin e qytetarëve dhe të formojë qeverinë e re.

Etiketat

Ofertat e fundit