Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgoj në Kushtetuese, kjo i hap rrugë anëtarësimit në KiE, BE e NATO

para 27 dite

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një premtim të qartë në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgoj në Kushtetuese, kjo i hap rrugë anëtarësimit në KiE, BE e NATO

Nëse fiton zgjedhjet e 9 shkurtit dhe merr drejtimin e qeverisë, Haradinaj deklaroi se do të dorëzojë menjëherë draftstatutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

“Në javën e parë të qeverisë, nëse jam kryetar qeverie, unë e dorëzoj Asociacionin në Gjykatë,” tha Haradinaj në Dukagjini.

“Në javën e parë të qeverisë, nëse jam kryetar qeverie, unë e dorëzoj Asociacionin në Gjykatë. Këtë draft që ekziston sot. Jo një tjetër. Nuk insistoj në një draft të ri, nuk kërkoj kohë. Nuk hy në ri negocim. Për shkak se siç e dini, bota është një dinamikë shumë të shpejtë. Për shkak të zhvillimeve të sigurisë, për shkak të administratës së re në Amerikë. Pra askush nuk ka kohë me ripërgatitë diçka me ty. Unë besoj në gjykatën tonë Kushtetuese, që do pastroj prej çdo elementi që është jo kushtetueses, pasi ajo është gardiani i kushtetutës, është gjykata, jo politika”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Haradinaj pohoi se ka punuar në mënyrë aktive për zgjidhjen e kësaj çështje edhe më parë. Ai zbuloi se ka dërguar një propozim konkret në administratën Trump dhe ka marrë një përgjigje pozitive.

Etiketat

Ofertat e fundit