Edhe 5 ditë afat, ende asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ

para 38 dite

Ndërsa ora po tkurret deri në afatin përfundimtar të 11 dhjetorit, asnjë subjekt politik deri më tani nuk ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dokumentacionin e nevojshëm për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Edhe 5 ditë afat, ende asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ

Afati zyrtar i caktuar nga KQZ-ja do të përfundojë të mërkurën e javës së ardhshme, më 11 dhjetor, në orën 16:00. Edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë deri në përfundimin e afatit, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe as listën me emrat e kandidatëve për deputet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se ky afat nuk do të ndryshohet.

Elezi, ka konfirmuar se edhe pse afati për regjistrim ka nisur më 1 shtator, deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë nga partitë politike, koalicione, nismat qytetare apo kandidatë të pavarur. Kjo situatë ka ngjallur dyshime të mëdha rreth së ardhmes së procesit zgjedhor në vend.

“Deri më 11 dhjetor 2024, në orën 16:00, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, tha Elezi.

Etiketat

Ofertat e fundit