Afati i fundit po afrohet: 60 mijë kosovar në diasporë tashmë janë regjistruar për të votuar!

22.12.2024

Koha po shkon shpejt dhe afati për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e ardhshme po përfundon.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, 60 mijë shqiptarë të diasporës tashmë kanë plotësuar formularin e regjistrimit në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kjo shifër tregon një interes të madh të qytetarëve kosovarë që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në procesin demokratik dhe për të vendosur për të ardhmen e vendit të tyre.

Lëvizja Vetevendosje bën thirrje të gjithë qytetarëve të diasporës që ende nuk janë regjistruar të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit. “Çdo votë ka rëndësinë e saj”, theksojnë përfaqësuesit e partisë, “dhe kontributi juaj është i çmuar për të ndërtuar një Kosovë më të mirë për të gjithë”.