AAK miraton listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj: Krenar me listën fituese për Kosovën Fituese!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur kënaqësinë e tij pas miratimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e ka cilësuar këtë listë si një ekip të fuqishëm profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh të përkushtuar për të shërbyer vendit.
“Krenar me listën fituese për Kosovën Fituese! Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm miratuam listën e kandidatëve për deputetë – një ekip i fuqishëm profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, çdo kandidat në listë mishëron vlerat e AAK-së, siç janë integriteti, profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të vendit. Haradinaj ka theksuar se me këtë ekip, AAK-ja do të jetë një alternativë serioze qeverisëse dhe do të realizojë qëllimet e saj, siç janë anëtarësimi direkt në NATO, forcimi i ekonomisë dhe krijimi i mundësive të reja për të gjithë qytetarët.