Zyra për Regjistrim të Partive rekomandon certifikimin e të gjithë kandidatëve për deputetë

22.01.2021

Po mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku në këtë mbledhje drejtori i Zyrës së Partive, Yll Buleshkaj ka rekomanduar certifikimin e të gjithë kandidatëve për deputetë. “Zyra ju rekomandon të certifikohet lista e parë e dërguar nga partitë politike ndërsa palët e interesuara mund të bëjnë pastaj ankesa”, ka thënë […]

Zyra për Regjistrim të Partive rekomandon certifikimin e të gjithë kandidatëve për deputetë

Po mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku në këtë mbledhje drejtori i Zyrës së Partive, Yll Buleshkaj ka rekomanduar certifikimin e të gjithë kandidatëve për deputetë.

“Zyra ju rekomandon të certifikohet lista e parë e dërguar nga partitë politike ndërsa palët e interesuara mund të bëjnë pastaj ankesa”, ka thënë Buleshkaj.

Kujtojmë se më 20 janar përmes një konference për media të mbajtur nga KQZ është bërë e ditur se ky institucion kishte pranuar përgjigjet nga PZAP, Këshilli Gjyqësore, AKI dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

LEXO EDHE:  Subjektet politike mund të aplikojnë online për certifikim në zgjedhje

Në bazë të përgjigjeve nga institucionet e lartpërmendura ishte bërë e ditur se nga 28 subjekte politike që kanë aplikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, 15 prej tyre kanë kandidatë që nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore.

Saktësisht nga 1081 kandidatë që kanë aplikuar për certifikim, 47 prej tyre bien ndesh me Nenin 29, pika q të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Etiketat