Zgjedhjet e 14 shkurtit, vendit do t’i kushtojnë rreth 5 milionë e 578 mijë euro

05.02.2021

Zgjedhjet parlamentare po afrohen, ku tani ndodhemi në ditën e tretë të fushatës zgjedhore e cila do të zgjasë 10 ditë, të dielën e 14 shkurtit qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë të shkojnë në vendvotimet e tyre dhe të votojnë të zgjedhurit e tyre. Si edhe zgjedhjet e parakohshme të 2019’s […]

Zgjedhjet e 14 shkurtit, vendit do t’i kushtojnë rreth 5 milionë e 578 mijë euro Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Zgjedhjet parlamentare po afrohen, ku tani ndodhemi në ditën e tretë të fushatës zgjedhore e cila do të zgjasë 10 ditë, të dielën e 14 shkurtit qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë të shkojnë në vendvotimet e tyre dhe të votojnë të zgjedhurit e tyre.

Si edhe zgjedhjet e parakohshme të 2019’s të cilat u mbajtën më 6 tetor të atij vitit, vendit i kushtuan 5 milionë e 176 mijë e 295 euro.

Sipas një stastistike të bërë nga RadioEvropaLirë shihet sezgjedhjet parlamenatare duke filluar nga 2010 e deri tani vendit i kanë kushtuar plotë 23.4 milionë euro.

Vetëm zgjedhjet e vitit 2019, vendit i kanë kushtuar 5 milionë e 176 mijë e 295 euro, derisa këto që pritet të mbahen më 14 shkurt do t’i kushtojnë 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.

Ndryshe zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë zgjedhjet e pesta që nga viti 2010, shumica prej të cilave ishin të parakohshme.

Viti 20104,563,730€
Viti 20144,111,413€
Viti 20174,004,012€
Viti 20195,176,295€
Viti 20215,578,712€
Statistikë nga REL