Zgjedhjet e 14 shkurtit, KQZ’ja ka akredituar 30 mijë vëzhgues

13.02.2021

Nesër në ora 7:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovë hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Ndërsa që këto zgjedhje të shkojnë sipas rregullave e mos të ketë ndonjë parregullësi e incident rreth […]

Zgjedhjet e 14 shkurtit, KQZ’ja ka akredituar 30 mijë vëzhgues Foto: Ilustrim

Nesër në ora 7:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovë hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Ndërsa që këto zgjedhje të shkojnë sipas rregullave e mos të ketë ndonjë parregullësi e incident rreth 30 mijë vëzhgues do t’i vëzhgojnë këto zgjedhje parlamentare.

Po ashtu tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e la përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve si vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Për akreditimin e 30 mijë vëzhguesve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues

“KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues. Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues”, ka thënë ai.