Verifikimi i listave, deklarohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka konfirmuar se ka përfunduar verifikimin e listës së kandidatëve për deputetë. Përmes një njoftimi për media KGjK ka bërë të ditur se në bazë të ligjit, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e datës 18 janar të këtij viti kanëpërfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputetë, […]
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka konfirmuar se ka përfunduar verifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.
Përmes një njoftimi për media KGjK ka bërë të ditur se në bazë të ligjit, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e datës 18 janar të këtij viti kanëpërfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputetë, shkruan SuharekaOnline.
Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë KQZ në një konferencë për media ka njoftuar se për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre do të marrë vendim më së largu deri më 22 janar.
Njoftimi i plotë:
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bazuar në ligj, në Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kërkesën e datës 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme të datës 14.02.2021.Listat e kandidatëve janë dorëzuar në KQZ brenda afatit të përcaktuar në kërkesë. Me këtë rast, Këshilli ka përfunduar obligimin e vet në lidhje me këtë proces.