Vazhdon mbështetja për Salih Zybën nga banorët e fshatrave Budakovë, Mohlan dhe Javor

05.02.2021

Në vazhdën e takimeve me qytetarët gjatë fushatës, kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, Salih Zyba, i cili mban numrin 110 në listë, ka takuar banorë të disa fshatrave. Zyba i shoqëruar nga kandidati për deputetë nga LVV’ja, Liburn Aliu kanë vizituar lagjen Lugaliu e Gashi në fshatin Javor, lagjen Kabashi në […]

Vazhdon mbështetja për Salih Zybën nga banorët e fshatrave Budakovë, Mohlan dhe Javor Foto: Ilustrim

Në vazhdën e takimeve me qytetarët gjatë fushatës, kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, Salih Zyba, i cili mban numrin 110 në listë, ka takuar banorë të disa fshatrave.

Zyba i shoqëruar nga kandidati për deputetë nga LVV’ja, Liburn Aliu kanë vizituar lagjen Lugaliu e Gashi në fshatin Javor, lagjen Kabashi në Mohlan, lagjen Kokollari në Budakovë.

”Disponimi dhe entuziazmi i fitores së 14 shkurtit tashmë është i pranishëm në secilën lagje të Komunës së Suharekës” kanë shkruar në faqen zyrtare të LVV’së, dega Suharekë në facebook.

Njoftimi i plotë:

Në Javor në lagjen Lugaliu e Gashi, në Mohlan në lagjen Kabashi, e në Budakovë në lagjen Kokollari, mbajtëm takimet e radhës me kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Salih Zyba. Disponimi dhe entuziazmi i fitores së 14 shkurtit tashmë është i pranishëm në secilen lagje të Komunës së Therandës.