Vjedhje e rëndë në Budakovë të Suharekës, hajnat depërtojnë në pesë shtëpi të vëllezërve
5 orë
Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në pesë shtëpi të pesë vëllezërve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 tetor 2026, rreth orës 01:00, ndërsa nga shtëpitë dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë për të cilën viktima posedonte lejen përkatëse.
Policia ka bërë të ditur se njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
Ngjarja është iniciuar si rast i “Vjedhjes së rëndë”.
