Sot në orën 18:00 mbyllet afati për aplikim të vëzhguesve nga ana e subjekteve politike

05.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme (e premte) ka diskutuar lidhur me procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me 14 shkurt, 2021. Në këtë mbledhje Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikimin e subjekteve […]

Sot në orën 18:00 mbyllet afati për aplikim të vëzhguesve nga ana e subjekteve politike Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme (e premte) ka diskutuar lidhur me procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me 14 shkurt, 2021.

Në këtë mbledhje Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikimin e subjekteve politike për akreditim të vëzhguesve është deri sot në ora 18:00.

“Sot në ora 18:00 është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve vendore ndërkaq të martën është afati i fundit për aplikim për mediat ndërkombëtare”, ka thënë Yll Buleshkaj drejtor ekzekutiv i kësaj zyre.

Ai ka bërë të ditur se janë në shqyrtim të mbi 70 mijë aplikacioneve që kanë ardhur nga partitë dhe entitetet tjera për akreditim të vëzhguesve.