Sot dihet saktë numri i aplikacioneve nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit

01.02.2021

Sot pritet të përmbyllet regjistrimi dhe verifikimi i aplikacioneve të votuesve jashtë Kosovës. Megjithëkëtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një numër të saktë se sa aplikacione të diasporës janë të konfirmuara. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se sot përmes një raporti të detajuar do të dihet saktë për votuesit me postë. “Shërbimi […]

Sot dihet saktë numri i aplikacioneve nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Sot pritet të përmbyllet regjistrimi dhe verifikimi i aplikacioneve të votuesve jashtë Kosovës.

Megjithëkëtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një numër të saktë se sa aplikacione të diasporës janë të konfirmuara.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se sot përmes një raporti të detajuar do të dihet saktë për votuesit me postë.

“Shërbimi votues është në përmbyllje e sipër të periudhës së regjistrimit dhe verifikimit të aplikacioneve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Gjatë ditës së hënë, do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikacioneve të cilat janë pranuar deri më 21 janar, sa prej tyre janë aprovuar dhe sa janë refuzuarl”, tha ai.

Krahas kësaj, Elezi bëri të ditur se më datën 2 shkurt për aplikacionet e konfirmuara pritet të fillojë procesi i votimit me postë.